Teksa Gjykata Kushtetuese mblidhet sot në një tjetër seancë për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta, ky i fundit e nis javën krejt ndryshe.
Kreu i Shtetit publikon një fotografi nga Liqeni Artificial i Tiranës, duke dhënë mesazhin se e ka nisur javën i relaksuar në natyrë.
Në një mesazh përbri fotos, Meta ju uron një javë të mbarë të gjithë qytetarëve. “Të dashur miq ju uroj një javë të mbarë!”, shkruan Presidenti.