Eduard Fratel Qerimi, një shtetas nga Puka, tregon, se para 2 muajsh i ka ardhur një njoftim nga gjykata, pasi ai ishte paditur nga një kompani sigurimi. Eduardi akuzohej nga policia, se kishte shkaktuar një aksident në gjendje të dehur, duke u përplasur me një tjetër mjet në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë. Rezulton, se Eduardit i është bllokuar patenta, por ai deklaron, se nuk ka patur kurrë patentë në jetë.Policia e ka arrestuar autorin e aksidentit, por kompania e sigurimit i kërkon Eduardit paratë.Ai thotë, se gjithcka mund të jetë një ngatërresë, pasi i ka ndodhur edhe herë tjetër ta ngatërrojnë me një shkodran të arratisur nga burgu.Në atë kohë policia i kishte bllokuar shtëpinë, por kur u kuptua gabimi, i kërkuan falje.Meqë ka patur shumë herë probleme për shkak të emrit, ne vendosim “t’ia ndryshojmë” emrin Eduardit dhe ta pagëzojmë si Arius Qerimi.
Presidenti Meta deklaroi mbrëmë në emisionin “Opinion” në TV Klan, se do të vazhdojë gjatë në politikë, pasi është si Ronaldo dhe i ka parametrat si një 18 vjecar.Sic e paralajmëroi, Meta dekretoi sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale.Në 6 mars do të votohet për drejtuesit e rinj të 6 bashkive. Ky duket se ky është goli, që bëri Meta, po nuk dihet, nëse ia bëri Ramës, Berishës apo Bashës.
Për problemin e zotit Eduard Qerimi, që pretendon, se e kanë ngatërruar si autor të një aksidenti, pa patur kurrë patentë, ne i drejtohemi për verifikim Drejtorisë së Transportit Rrugor. Në përgjigjen zyrtare na u tha, se Eduard Fratel Qerimi nuk ka pasur patentë në vitin 2017, kur ka ndodhur aksidenti dhe nuk ka as sot.Me kamera të fshehtë, qytetari i akuzuar shkon në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Rrugore, për të parë, se patentën e kujt personi kanë bllokuar. Nga policia rezulton, se është bllokuar patenta e Eduart Enver Qerimit, dhe jo e Eduard Fratel Qerimit. Me dokumentin e lëshuar nga Policia Rrugore, qytetari i drejtohet Kompanisë së Sigurimit dhe kjo e fundit i premton qytetarit, se do ta tërheqë padinë, duke e cliruar nga problemi Eduardin, denoncuesin në emisionin “Stop”.