Kryeministri Edi Ram ndau sot apelin e disa të rinjve drejtuar bashkëmoshatarëve të tyre që të vaksinohen kundër COVID-19.
Rama shkruan se të rinjtë duhet t’i besojnë shkencës dhe t’u drejtohen pikave të vaksinimit, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe familjen.
“Mirëmëngjesi, dhe me këtë ftesë të të rinjve për bashkëmoshatarët e tyre, që t’i besojnë shkencës e t’u drejtohen pikave të vaksinimit, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët nga virusi i rrezikshëm, i cili merr përditë jetë njerëzore, ju uroj një javë të mbarë”, thekson Rama.
Vaksinimi antiCovis është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.