10 shoferë të 5 autoambulancave në Mirditë ankohen, se prej 4 vitesh nuk paguhen për ditët e pushimeve, festat zyrtare dhe orët shtesë. Së fundmi, në muajin nëntor, drejtori i spitalit, përmes një shkrese u ka premtuar shtesën prej 25% të pagesës. Në krahasim me kolegët e tyre në spitalet e tjera, ata thonë, se kanë humbur cdo muaj të paktën 100 mijë lekë të vjetra. Për të kuptuar së cfarë ka ndodhur kemi mbledhur në një tryezë në Spitalin e Mirditës shoferët e ambulancave, specialisten e pagave, juristen dhe drejtorin Edmond Karrica. Ata japin versione të ndryshme, kur pyeten, se pse nuk është respektuar pagesa e këtyre punonjësve.Së bashku me njërin nga drejtuesit e autoambulancave patëm një bisedë, lidhur me kushtet e punës mjetit, që ai drejton. Ai thotë, se ka 42 vjet punë, por kurrë nuk ka punuar në kushte më të këqija, duke filluar nga uniforma, pagesa dhe mjeti, që është kthyer në rrangallë e mezi con të sëmurët deri te dera e spitalit.
Kryeministri Rama ishte në SHBA mori cmimin “vital voices global” për pritjen e qindra afganëve në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij Rama tha, se amerikanët janë të paparë për të joshur e më pas të thonë “kush je ti”. Rama tregoi edhe se në Shqipëri shumë të rinj quhen Klinton e madje edhe Billklinton.Në Shqipëri janë 41 mijë mësues, të cilët nuk kanë marrë akoma regjistrat e klasave në kujdestari.Mësuesit thonë, se kanë plot 4 muaj pa regjistra, në një kohë që për pak ditë mbyllet tremujori i parë i vitit shkollor.
Në deklaratën e pasurisë të vitit 2015 prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj ka deklaruar blerjen e një toke arë 1000m2 dhe një objekti të ndërtuar në të me vlerën e 50 milionë lekëve të vjetra në vitin 2010. “Stop” ka siguruar dy dokumente, kontratën e blerjes së tokës dhe deklaratën noteriale të objektit. Në to ka parregullsi, pasi vlera e tokës nuk i është referuar cmimit të referencës dhe vlera e objektit nuk pasqyrohet. Kjo fshehje e të ardhurave është e dukshme, pasi kjo pronë realisht nuk vlen 50 milionë lekë të vjetra.
Ne kemi siguruar dy akte ekspertimi, që janë bërë pikërisht për vlerën e referencës së tregut mbi këtë pronë. Sipas ekspertes, vlera e saj është rreth 700 milionë lekë dhe jo 50 milionë lekë të vjetra, sic e ka deklaruar prokurori Emëror Kasaj në formularin e pasurisë.