Prej mbrëmjes së djeshme vendi ynë është përfshirë nga rreshje të dendura shiu.
Ndërkohë, OSSH ka reaguar ditën e sotme në lidhje me situatën e furnizimit me energji elektrike.
Impakti i reshjeve, shoqëruar me rrufe, në rrjetin elektrik është konstatuar në zonat rurale dhe pjesërisht në rrethinat e qyteteve Dibër dhe Shkodër. Kjo e fundit, në disa lagje ka probleme të furnizimit më energji elektrike si pasojë e dëmtimit të shtyllës 35kV.
OSSH thekson se hidrovorët dhe linjat që furnizojnë spitalet, institucionet e rëndësisë së veçantë janë në punë.