Jemi ndalur këtë herë në Mamurras. Ndue Grimci dhe bashkëshortja janë të dy pensionistë dhe kur janë paraqitur në filialin e postës në Mamurras për të marrë pensionin, u kanë thënë, se nuk mund të tërheqin 6 muaj, pasi 2 muaj për secilin, janë tërhequr nga një punonjesë, që ka qenë për pak kohë në këtë filial. Gjithë shuma e munguar është rreth 1 milionë lekë të vjetra.Shkojmë te filiali i postës në Mamurras, ke gjetëm vetëm postierin, pasi sportelistët ishin thirrur, sipas tij, në Lac. Takojmë drejtorin e postës në Lac, i cili shprehet, se paratë janë në sistem, por punonjësit nuk e kanë parë mirë, edhe për shkak të internetit të dobët.Drejtori premton, se paratë e pensionistëve Grimci do të jepen menjëherë.Ne u rikthyem në postën e Mamurrasit dhe punonjësit thanë, se 2 muaj pension për secilin nga bashkëshortët, janë marrë nga një ish-punonjëse, e cila po hetohet nga prokuroria dhe është larguar në Itali.Por ndërsa z. Grimci merr pensionin, një tjetër zonjë tregon, se kishte të njejtin problem: i kishin humbur 2 muaj pension.
- +355 67 220 8888
- [email protected]