Sot është ajo, që njihet si e premtja e zezë. Në mbarë botën në këtë ditë ulen cmimet. Ne kemi dalë në rrugët e kryeqytetit dhe kemi pyetur qytetarët, se pse quhet e premtja e zezë dhe nuk ka një ngjyrë tjetër.Nuk mungojnë përgjigjet plot humor nga ana e të intervistuarve.
Problematika e rradhës është e një vajze në qytetin e Tiranës, e cila është drejtuar në agjencinë “London Travel”. Ela Papa tregon, se ka qenë në Kinë dhe u ka kërkuar prindërve në Tiranë të interesoheshin për nje biletë, që të kthehej në Shqipëri. Prindërit kanë shkuar në agjencinë e udhëtimeve “London Travel” në datën 3 qershor 2021 dhe kanë prerë një biletë, që kushtonte 1500 euro. Udhëtimi ishte anuluar dhe agjencia nuk e kishte lajmëruar, ndaj vajza kishte kërkuar ribursimin e biletës. Ajo thotë, se prej 5 muajsh prindërit kanë shkuar pranë agjencisë, po nuk i kanë marrë paratë. Nga London Travel i kanë thënë, se nuk i ka rimbursuar akoma kompania Turkish Airline. Por rezulton, se Turkish i ka kthyer prej kohësh lekët agjensisë.Pas vajzës dhe prindërve të saj, agjensisë London Travel i drejtohet gazetarja e “Stop”.Aty na thuhet, se ka një afat për rimbursim, që mund të jetë edhe një vit. Por vajzës do t’i kthehen lekët për një javë.
Të shtunën e kaluar u mbajt aktiviteti i “Fundjavë ndryshe” dhe “Stop”, ku u inauguruan shtëpitë e ndërtuara, pas tërmetit të dy viteve më parë. Në fazën e parë janë përuruar 11 banesa. Në të dytën 20 banesa dhe në fazën e tretë 13 banesa komplet funksionale. Në aktivitet, morën pjesë, presidenti i Fundjavës Arbër Hajdari, drejtori i emisionit “Stop” Saimir Kodra, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.