Këtë të mërkurë NASA do të nisë një mision ku qëllimi do të jetë përplasja e një anije kozmike me një asteroid në përpjekje për t’i ndryshuar orbitën.
Kjo do të jetë hera e para që njerëzimi do të përpiqet që të ndërhyjë në lëvizjen gravaticionale të sistemit diellor.
E gjitha do të jetë një test për sistemin e mbrojtës së planetit që do të ndihmojë njerëzimin që të mos ketë të njëjtin fund si dinozaurët.
Toka po bombardohet në mënyrë konstante nga pjesë të vogla mbetjesh nga hapësira, por zakonisht ato digjen ose thyhen para se të arrijnë sipërfaqen e planetit.
Shumë rrallë ndodh që ndonjë pjesë me madhësi të madhe të godasë tokën dhe të shkaktojë dëme.
Rreth 66 milionë vite më parë, një përplasje e tillë i dha fund jetës së dinozaurëve në Tokë.
“Ky është hapi i parë për të prandaluar objektin që t’i afrohet Tokës”, thotë Jay Tate, drejtor i National Near Earth Objects Information Centre në Uells.
“Nëse funksionon do të jetë një arritje e madhe, pasi kjo do të thotë se kemi kapacitetin teknik për të mbrojtur veten”, shton ai.
Anija kozmike me peshë 610 kg do të niset të mërkurën nga baza në Kaliforni. Synimi i saj është sistemi Didymos, disa asteroide me diametër nga 163 metra deri në 780 metra.
Plani është që përplasja të ndodhi kur t’i afrohen Tokës, mes datave 26 shtator dhe 1 tetor 2022, pasi do të gjenden rreth 6.8 milje larg.
10 ditë para përplasjes, një satelit do të shkëputet nga anija për të marrë imazhe nga përplasja dhe më pas do të kthehet sërish në Tokë.
Sipas ekspertëve ky do të jetë një hap i vogël në mbrojtjen e planetit, pasi shumë të tjera të ngjashëm do të nevojiten për të shmangur fundin e botës apo të njerëzimit.