Një tufë me qen ndjekin një burrë me bicikletë. Shkolla në Prosek në Mirditës, është pak të thuash, që është në gjendje të rrënuar. Ura në Troshan të Lezhës, është kthyer në e pakalueshme.Një vajzë e vogël është filmuar nga prindërit e saj, duke qeshur e duke u argëtuar me siglën hyrëse të emisionit “Stop”. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të programit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Prek Vukaj, është drejtuar në “Stop” për problemin e djalit të xhaxhait të tij, i cili është 70 vjec dhe i sëmurë me ishemi cerebrale. Por Mark Vukaj nuk mund të marrë pensionin. Marku ka punuar në disa ndërmarje shtetërore, si ndërmarja sharra, rruga ura, pyjet, si murator e punëtor, por nga 21 vjet i njihen vetëm 14 vjet.Fillimisht denoncuesit iu drejtuan ISSH-së, për të kërkuar vitet e punës, por nuk u gjetën. Cështja shkoi në gjyq dhe tani është apel. Në këtë pikë gjyqtarja Marie Qiriazi ra “viktimë” e vetingut dhe cështja i kaloi gjyqtares Valdete Hoxha. Të interesuarit kanë bërë disa kërkesa përshpejtimi, por asgjë nuk është zgjidhur.Kancelarja e Gjykatës së Apelit Tiranë shprehet, se ka mbi 19 mijë raste të patrajtuara në këtë institucion.Pas verifikimit të rastit të zotit Mark Vukaj, kancelarja thotë, se Marku ka bërë disa kërkesa përshpejtimi që janë refuzuar, ndaj duhet të bëjë një tjetër, me shpresën që gjyqtarja ta pranojë.
Jemi në familjen Mustafa në Vorë, e cila ka një histori të dhimbshme.
Familja përbëhet nga 9 anëtarë, 7 fëmijë, nga të cilët tre nuk kanë mundur të lëvizin që nga lindja. Arta Mustafa, sot 39 vjec tregon, se ka kaluar shumë vështirësi dhe ëndrra e saj është të lëvizë. “Buzzi Store” në bashkëpunim me emisionin “Stop” dhuron një motorr elektrik 100% ekologjik. Motorri është i përshtatur për personat me aftësi të kufizuara.Vec këtij akti, “Buzi store” ka dhuruar materiale për shtëpitë e reja, që “Fundjavë ndryshe” po përfundon, në kuadër të projektit të rindërtimit pas tërmetit.