Shqetësimi i rradhës na sjell pranë Qsut-së, pasi një ish studente e fakultetit të shkencave mjeksore teknike, ka një problem me tërheqjen e diplomës.Mimoza Ndoj tregon, se ka mbaruar studimet në degën fizioterapi, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. Me diplomën e bachelorit pati problem, sepse ishte gabim numri i matrikullimit, gabim i cili u rregullua nga Qsha. Për shkak të kësaj edhe diploma e masterit pati problem. Ky problem është rregulluar, por ka ngecur në sekretarinë e fakultetit dhe Mimoza ka një vit e gjysmë, që nuk merr diplomën. Ajo thotë, se penalizohet pasi kërkon të shkojë me studime në Kanada, ku duhet diploma e masterit.Në sekretarinë e fakultetit na thanë, se problemi ka ardhur për shkak të një gabimi të emrit të babait të saj, që një herë është shkruar Shtjefen dhe një herë Shtjefën. Por cështja u zgjidh dhe Mimoza mori diplomën pas një viti e gjysmë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]