Parlamenti u kthye sot në fermën e kafshëve, po t’i referohemi gjuhës së përdorur nga të zgjedhurit tanë.Deputeti demokrat Ervin Salianji e quajti kone socialistin Erjon Brace dhe u desh ndërhyrja e Gardës, për të parandaluar një përplasje fizike.Nga ana tjetër deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj iu drejtua me fjalën derrkuc një kolegu, ndërsa përpiqej të sqaronte, se përse e kishte përdorur termin “harem politik” në adresë të grave deputete të Partisë Socialiste.
Pak javë më parë transmetuam rastin e një shtetasi, i cili mbahej në burg për një rulotë, që pretendohet të jetë vjedhur në Spanjë. Marco Sachi nuk ka as leje drejtimi dhe as emrin në kontratën e qirasë për mjetin e marrë nga Spanja. Të gjithë dokumentet figurojnë në emër të vjehrrës se tij, por prokurori akuzon dhëndrin Sachi. Chiara Sachi, bashkëshortja e italianit denoncoi rastin dhe iu drejtua për ndihmë ligjore avokatit Arben Llangozi.Duhej një shtëpi, që italiani të kalonte nga burgu në arrest shtëpie, ndaj u përpilua një akt noterial për shtëpi nga noteri Ermal Aliko.Noteri Aliko kishte një të njohur, që jetonte në Athinë dhe përpiloi një kontratë përdorimi të shtëpisë së tij.Ky akt u bë shkak, që prokurori Kasaj të regjistrojë dy procedime penale për noterin Aliko dhe avokatin Llangozi me pretendimin, që deklarata është e falsifikuar. Mimoza Sadushi, kryetare e dhomës së noterëve, sqaron, se falsifikimi i një akti noterial, nuk ka asnjë lidhje me avokatin mbrojtës të palës pretenduese.
Emisioni “Stop” ka treguar, se prokurori Emëror Kasaj ka hetuar për grupin e trafikantëve të dorgës, të cilët pretendojnë, se një person nuk është hetuar kundrejt një shume prej 150 mijë eurosh.Po kështu ata flasin për 20 mijë euro për sekresin e grupit të Pocemit.Bëmat e Emëror Kasajt nuk mbarojnë këtu. Prej 3 vjetësh ai mban në tryezë hetimin e gjyqtares Irvete Shkreli. Nga ana tjetër ditët dhe punës dhe listë-prezenca e prokurorit Emëror Kasaj plotësohen edhe për ditët e premte, kur ai zakonisht nuk është në punë.Ai lëviz me makinë me gjyqtaren Suela Dashi dhe kur pyetet për këtë shkelje etike, i hakërrehet gazetarit dhe drejtuesit të programit me fjalë fyese.