Pak javë më parë transmetuam rastin e një shtetasi, i cili mbahej në burg për një rulotë, që pretendohet të jetë vjedhur në Spanjë. Marco Sachi nuk ka as leje drejtimi dhe as emrin në kontratën e qirasë për mjetin e marrë nga Spanja. Të gjithë dokumentet figurojnë në emër të vjehrrës se tij, por prokurori akuzon dhëndrin Sachi. Chiara Sachi, bashkëshortja e italianit denoncoi rastin dhe iu drejtua për ndihmë ligjore avokatit Arben Llangozi.Duhej një shtëpi, që italiani të kalonte nga burgu në arrest shtëpie, ndaj u përpilua një akt noterial për shtëpi nga noteri Ermal Aliko.Noteri Aliko kishte një të njohur, që jetonte në Athinë dhe përpiloi një kontratë përdorimi të shtëpisë së tij.Ky akt u bë shkak, që prokurori Kasaj të regjistrojë dy procedime penale për noterin Aliko dhe avokatin Llangozi me pretendimin, që deklarata është e falsifikuar. Mimoza Sadushi, kryetare e dhomës së noterëve, sqaron, se falsifikimi i një akti noterial, nuk ka asnjë lidhje me avokatin mbrojtës të palës pretenduese.
- +355 67 220 8888
- [email protected]