E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 48(Sezoni 7) 10 Nëntor 2021-Pogradec/ Policet e rrahin e i thyejne dhembet: ishte nga gjaknxehtesia.

Ilirjan Dojce, shitës ambulant, banues në Korcë, tregon, se kishte shkuar për të shitur speca në Pogradec me makinën e tij private. Pasi kishte mbaruar shitjen, kishte qëndruar disa orë në Pogradec, ku e kishte zënë nata. Rreth orës 23:00 Ilirjani me dy shokët e tij në makinë, ndalohet nga një patrullë me tre policë, të cilët fillimisht i kërkuan llogari për kalimin e orës policore.Në këtë moment Ilirjani thotë, se u ka dhënë 20 mijë lekë të vjetra policëve dhe ata e kanë lënë të ikë, me premtimin, se Ilirjani do të qëndronte atë natë në Pogradec te daja i tij. Pasi Ilirjani ka lënë dy shokët nëpër shtëpitë e veta, ka parkuar makinën tek shtëpia e dajës, ku e njejta patrullë policie i ka dalë përpara dhe e ka rrahur brutalisht, duke i shkaktuar fraktura në fytyre dhe thyer dhëmbët.Një një takim, që Ilirjani bëri me një prej policëve me kamera të fshehtë, ai e pyeti, se përse e rrahën, ndërsa polici tha, se gjithcka kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

Pak ditë më parë kreu demokrat Lulzim Basha u shpreh, se koha e Sali Berishës ka përfunduar. Por dje nga Pogradeci, Berisha iu përgjigj, se Basha nuk ka patur kurrë kohë dhe një njeri i tillë, nuk mund të flasë për kohë.

Fenomeni i faqeve online, që mashtrojnë qytetarët, apo shesin produkte jofunksionale na ka cuar në Vlorës, pasi një gjë e tillë i ka ndodhur zonjës Meshtane Jonuzi, Ajo ka blerë një pajisje buke në muajin maj 2021 nga Bremen shop. Makina ishte jonfunksionale dhe zonja telefonoi përsëri firmën për ta kthyer. Ia kthyen, duke i sjellë sërish të njejtën, që nuk punonte.Përpjekjet për ta kontaktuar firmën sërish, nuk kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi askush nuk përgjigjet.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑