Presidenti Ilir Meta iu uron një vit të mbarë të gjithë nxënësve që nisin sot vitin e ri shkollor.
Teksa publikon një foto i ulur mes nxënësve në bankat e shkollës, Meta uron që ky vit i ri shkollor të jetë plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!
“Një vit të mbarë dhe me plot arritje të shkëlqyera në rrugën e dijes, veçanërisht për vogëlushët, të cilët ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!
Urime të ngrohta dhe shumë suksese për të gjithë mësuesit dhe profesorët në misionin e tyre fisnik! ”, shkruan Presidenti Meta.