Qyteti ‘më i sigurt në botë’ për vitin 2021, sipas The Economist

Prej kohësh, siguria ka qenë një shqetësim parësor për udhëtarët kur është fjala për të zgjedhur një destinacion që ja vlen të vizitohet.

Por bota u kthye përmbys kohët e fundit si pasojë e pandemisë dhe nocioni i ‘sigurisë’ ndryshoi në mënyrë domethënëse.

Kjo mund të shpjegojë edhe ndryshimet e rezultateve të studimit të The Economist, i cili rendit 60 destinacione në të gjithë botën, në bazë të sigurisë shëndetësore, asaj digjitale, personale, mjedisore si dhe infrastrukturës.

Ndërkohë që qytetet aziatike si Tokio, Singapori dhe Osaka i kanë mbajtur prej kohësh vendet e para vit pas viti, këtë viti vendi i parë shkojë për një qytet evropian.

Kopenhagën u shpall qyteti më i sigurt në botë për herë të parë në histori.

Kryeqyteti i Danimarkës, shkoi nga vendi i 8-të në 2019-ën, në vendin e parë në vitin 2021, më së shumti si pasojë e implementimin të politikave mjedisore si dhe sigurisë personale.

“Një faktor kryesor që e bën Kopenhagën qytetin më të sigurt në botë është norma e ulët e krimit,” thotë krye bashkiaku i qytetit, Lars Weiss.

Një tjetër faktor që e karakterizon këtë qytet është ‘kohezioni social’ – që do të thotë se ndasitë këtu janë të pakta dhe komunitetet janë shumë të lidhura. Në të njëjtën kohë, hendeku i pasurisë këtu është vërtetë i ngushtë, që tregon se ndryshimet klasore janë më të pakta se në vende të tjera, thuhet në raport.

“Është një qytet miks, ku asistenti i departamentit të pastrimit dhe CEO takohen në të njëjtin supermarket dhe i dërgojnë fëmijët në të njëjtën shkollë,” shprehet kryebashkiaku i këtij qyteti.

“Ky është një nga gurët e themelit të kulturës daneze dhe kontribuon jashtëzakonisht shumë në nivelet e larta të besimit që ne ndajmë këtu, si dhe ato të sigurisë,” – shton ai.

Qyteti i Toronto-s, në Kanada e humbi këtë titull prestigjioz për fare pak, duke marrë vendin e dytë në listë, i ndjekur nga Singapori në vendin e tretë.

Edhe pse në vendin e katërt, Sidnei zuri vendin e parë në kategorinë e sigurisë digjitale, ndërsa Tokio, fituesi i vendit të parë në 2019-ën, zbriti në vendin e 5-të.

Amsterdami ishte në vendin e 6-të këtë vit, ndërsa Wellington në Zelandën e Re doli i 7-ti, i ndjekur nga Hong Kongu, Melburni dhe Stokholmi i Suedisë që përmbylli dhjetëshen më të mirë.

Nju Jorku ishte qyteti amerikan i vendosur më lartë në listë duke e ndarë vendin e 11-të me Barcelonën e Spanjës.

Ndërkohë, Uashington DC mori vendin e 14-të, ndjekur nga Londra dhe San Francisko që barazuan për vendin e 15-të.

5-cja e fundit u përbë nga Lagos (Nigeri), Kairo (Egjipt), Karakas (Venezuela), Karachi (Pakistan) dhe Yangon i Burmës.

Të Fundit