Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pas një takimi me kreun e PD, Lulzim Basha, deklaroi se aktualisht PD ndodhet në një pozitë tranzicioni, duke shtuar se shpreson që të dalë nga kjo rrugë më e fortë, që të fitojë sërish zgjedhjet.
Më tej, Kim theksoi se atyre që synojnë që ta vendosin SHBA kundër popullit shqiptar e kanë gabim teksa theksoi edhe njëherë luftën ndaj korrupsionit, pavarësisht rangut, nivelit, apo partisë.
“Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon. Jemi gjithashtu të vetëdijshëm fare mirë se PD ndodhet në një pozitë të vështirë është në proces tranzicioni, por shpresojmë që të mund të dalë më e fortë dhe më e bashkuar dhe që të dalë në opozitë më e fortë që të fitojë zgjedhjet. Gjithashtu dëshiroj të konfirmoj se jemi tepër seriozë në luftë kundër korrupsionit, kundër pandëshkueshmërisë, jemi të gatshëm ta luftojmë atë pavarësisht ku ndodhet, rangut apo partisë. Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo që ka ndodhur me përcaktimin për raste madhore të korrupsionit ka qenë një sulm kundër sovranitetit të Shqipërisë. Është e gabuar dhe ofenduese. Në fakt doja t’ju kujtoja të gjithëve që më 6 Maj 1940 kur bota donte që Shqipëria të zhdukej nga faqja e dheut Wilson tha se Shqipëria duhet të qëndrojë. I vetmi ndryshim nga ajo deklaratë është që Shqipëria do të vazhdojë më e fortë dhe sovrane. Atyre të cilët synojnë që ta vendosin SHBA kundër popullit shqiptar do t’u them që e keni gabim. Populli shqiptar e di që e keni gabim. Pozita jonë sa i përket pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Shqipërisë nuk ka për të ndryshuar. Pozita jonë për PD nuk ka për të ndryshuar. Mbetet shumë punë për t’u bërë në vijim. Është e shkëlqyer që PD është rikthyer në Kuvend plotësisht. Ka veprime që duhen ndërmarrë për të siguruar që duhet të keni zgjedhje më të mira herën e ardhshme”, tha Kim.