Rama: Në 2022 ngrihet kantieri për ndërtimin e portit të ri të Durrësit

Kryeministri Edi Rama shprehet se nga 14 kompani pjesëmarrëse në garë për ndërtimin e portit të Durrësit janë përzgjedhur 5 prej tyre.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se punimet për ndërtimin e portit do të nisin në vitin 2022, pasi kompanie fituese të dorëzojë projektin final të ndërtimit.

Statusi i Ramës

Porti i Ri i Durrësit. Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022.

 

 

Të Fundit