Kishim parë deri tani tatuazh vetëm portretin e ish-kryeministrit Sali Berisha në krahun e ndonjë mbështetësi të zjarrtë të tij.
Por, kësaj here e ka radhën kryeministri Edi Rama, që me shumë gjasa do të jetë po aq jetëgjatë në politikë sa Berisha.
Një i ri ka bërë tatuazh fytyrën e tij në kurriz duke e reklamuar me po aq bujë sa fansat e Berishës.
Fotoja është shkëputur nga një qytetar në plazh dhe po bën xhiron në rrjetet sociale.
Kujtojmë se portreti i ish-kryeministrit Sali Berisha është vendosur në kraharorin e Uljan Kolgjegjës, një i ri nga Tropoja dhe një admirues shumë i zjarrtë i ish-kryeministrit Sali Berisha.