Rikthehen abonetë e përgjithshme, ja nga cila datë dalin në shitje

Bashkia Tiranë ka marrë vendimin për rikthimin e aboneve të përgjithshme për të gjithë qytetarët të cilët përdorin linjën e autobusëve brenda qytetit.

Bëhet me dije se abonetë do të dalin në shitje nga data 1 korrik. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin, pasi gjatë muajit qershor Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi më shpejt në kohë procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës. Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studimore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

Kujtojmë se abonetë kanë një muaj që janë pezulluar me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.

Të Fundit