Një ngjarje e pazakontë është shënuar në Austri.Mediat vendase bëjnë me dije, se një 29-vjeçar, ka vrarë me thikë një kalimtar, në mënyrë që të futej në burg.
Këtë dëshmi ai e ka bërë para hetuesve, ku dhe i ka dëshmuar se ndihej i pakënaqur nga jeta që bënte aktualisht.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Kufstein, në afërsi me kufirin gjerman, ndërsa identiteti i burrit nuk është bërë i ditur.
“Nuk kishte asnjë shans që viktima të mund të mbijetonte,” tha policia në një deklaratë.