“Pini ujë”, Ronaldo i shkakton miliarda dollarë humbje Coca-Cola-s

Miliarda dollarë i ka kushtuar kompanisë Coca-Cola gjesti i Cristiano Ronaldo, i cili gjatë një konference për shtyp zhvendosi nga tavolina dy shishe Coca-Cola.

Ai mori një shishe uji, ia drejtoi gazetarëve dhe iu tha: “Uji të bën mirë”, duke nxitur ata që ta konsumonin sa më shumë.

Pas këtij gjesti, aksionit e Coca-Cola ranë nga 56.10 dollarë në 55.22, një rënie prej 1.6%, sipas Guardian.

Thënë ndryshe vlera e tregut e Coca-Colas shkoi nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollar, një rënie prej 4 miliardë dollarë.

Coca-Cola, një nga sponsorët zyrtarë të Euro 2020, u përgjigj në një deklaratë duke thënë se “të gjithë kanë të drejtë për preferencat e tyre të pijeve” me “shije dhe nevoja” të ndryshme.

Ndërkaq, një zëdhënës i Euros tha: “Lojtarëve u ofrohet ujë, Coca-Cola dhe Coca-Cola Zero Sugar, pas mbërritjes në konferencat tona për shtyp”. Të martën, ai shënoi dy herë në fitoren 3-0 të Portugalisë ndaj Hungarisë.

Të Fundit