Presidenti rus Vladimir Putin ka folur lidhur me marrëdhëniet me ish-presidentin SHBA Donald Trump dhe Presidentit aktual, Joe Biden.
Në një interviatë për NBC News, Putin tha se Trump është “individ shumëngjyrësh”, teksa shtoi se mund të punojë me Presidentin Joe Biden.
Putin i krahasoi të dy presidentët në një kohë kur marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara nuk janë të mira, ndërsa pritet takimi i liderit rus me Biden.
“Epo edhe tani, unë besoj se ish-presidenti i SHBA Trump është një individ i jashtëzakonshëm, individ i talentuar, përndryshe ai nuk do të ishte bërë president i SHBA,” i tha Putin Keir Simmons të NBC gjatë një interviste.
“Ai është individ shumëngjyrësh. Ju mund ta pëlqeni ose jo. Dhe, por ai nuk erdhi nga institucioni amerikan. Nuk kishte qenë pjesë e politikës më parë, dhe disa e pëlqejnë, disa nuk e pëlqejnë por ky është një fakt ,” shtoi ai.
Sa i përket Biden, Putini tha se shefi aktual i Shtëpisë së Bardhë “është rrënjësisht i ndryshëm nga Trump sepse Presidenti Biden është njeri në karrierë. Ai ka kaluar praktikisht të gjithë moshën e pjekurisë në politikë. Biden është ndryshe dhe është shpresa ime e madhe që, po, ka disa përparësi, disa disavantazhe, por nuk do të ketë lëvizje të bazuara në impulse në emër të presidentit të SHBA,” tha ai.
I pyetur gjatë intervistës 90-minutëshe në Kremlin nëse ai ishte një “vrasës”, sikurse e ka etiketuar Biden, Putini dha një përgjigje evazive.
“Gjatë mandatit tim, unë jam mësuar me sulmet nga të gjitha llojet e këndeve dhe nga të gjitha llojet e zonave nën të gjitha llojet e pretekstit dhe arsyeve dhe të kalibrit dhe ashpërsisë së ndryshme, dhe asgjë prej tyre nuk më habit”, tha Putini, duke e konsideruar homologu i tij amerikan “njeri i tipit Hollivud”.
“Fjalimi si kjo është pjesë e kulturës politike amerikane, është konsideruar normale, por këtu, jo në të vërtetë. Kjo nuk konsiderohet normale këtu. Në çdo rast unë nuk shqetësohem aspak,” shtoi ai.
Putini gjithashtu hodhi poshtë duke e cilësuar si të pakuptimtë një raport të Washington Post se Rusia po përgatitej t’i ofronte Iranit një sistem të përparuar satelitor që do t’i mundësonte Teheranit të gjurmonte objektivat ushtarakë, përfshirë trupat e mbetura të SHBA në Irak.