Jemi në Pogradec, pasi Xhelal Agolli tregon, se në muajin shtator i ka shitur një tregtari një kalë të stërvitur për 750 mijë lekë të vjetra. Gjithcka është dokumentuar me një deklaratë noteriale te noterja Burbuqe Sala. Në këtë deklaratë thuhet, se akti përmban titull ekzekutiv dhe shuma duhet shlyer për 60 ditë. Por paratë nuk janë kthyer as pas 6 muajsh. Përmbaruesi i thotë, se tregtari borxhli nuk ka pasuri, ndërsa që të hapë gjyq, vetëm avokati do 500 mijë lekë të vjetra. Ne kemi komunikuar me tregtarin Ervin Doda, cili thotë, se tregtia i ka këto situata, por lekët do i kthejë për 10 ditë.Ervini thotë, se kalin e ka shitur për 550 mijë lekë, para që i ka mbajtur vetë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]