Këngëtari Aleksandër Gjoka është arrestuar nga policia, pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe është përfshirë në një aksident.
62-vjeçari është ndaluar në një nga rrugët e Tiranës mbrëmjen e djeshme dhe pasi i është bërë testi ka rezultuar se kishte konsumuar alkool mbi normat e lejuara.
Mësohet se këngëtari ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore si dhe ruhet nga policia, për shkak se i është komunikuar masa e arrestit.
Kjo nuk është hera e parë që Gjoka prangoset për këtë vepër penale, pasi edhe përpara rreth 2 viteve u arrestua për këtë arsye.
Këngëtari u arrestua edhe më 23 dhjetor të vitit 2019 pasi edhe asokohe u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.