KUÇOVË
Për të disatën herë banorët e Lumasit në Kuçovë ngrihen në protestë për të mbajtur të paprekur burimin e ujit të Sinecit. Sipas tyre projekti është bërë pa u konsultuar me banorët dhe është shpallur edhe firma fituese, e cila ka filluar edhe punimet.
Banorët shprehen se nuk lejojnë t’u marrin ujin pasi ky është i vetmi burim që i mban në këtë zonë.
Marrja e ujit do të thotë fundi i jetesës së tyre. Ditën e sotme janë ata kanë penguar mjetet e firmës për të filluar punën, ndërsa ka pasur edhe konflikte me policinë, ku një prej banorëve është lënduar rëndë dhe nisur për në spital.
Banorët kanë bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit rrugën e fshatit, duke deklaruar se nuk do të lëvizin deri në marrjen e një përgjigje të plotë.