Në fund të tetorit 2020 transmetuam ngjarjen e ndodhur në 14 qershor 2018 në pyllin e Voskopojës, ku u gjet i varur në një pemë 18 vjecari Antonio Karafili.Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjec nga Korca. Ajo tregoi, se atë ditë rreth orës 17 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios. Kejsi tha, se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime, se ajo kishte një lidhje tjetër. Ata u ndanë dhe rreth orës 20 të mbrëmjes dhe Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, për vdekjen e djalit dhe ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.Familjarët dyshojnë, se djali i tyre nuk është vetvarur, po është vrarë. Mamaja e të riut të ndjerë na tregon, se pas publikimit të rastit prokurorja Odeta Todorushi nuk ka bërë asnjë gjë, madje ka refuzuar t’i presë prindërit, të cilët interesohen cdo ditë për cështjen e djalit të tyre. Pas interesimit të përsëritur të emisionit” Stop”, prokurorja Todorushi ka dërguar pushimin e cështjes në gjykatë, duke konkluduar për vetëvarje dhe jo vrasje.”Stop” analizon shkeljet e bëra në këtë rast, duke nisur me mosrespektimin e vendimit të gjykatë, që ktheu cështjen për hetim.ILD nisi inspektimin për këtë rast dhe cështja u cua në Gjykatën e Korcës. Kjo gjykatë e ktheu sërish cështjen për hetim edhe për 4 muaj dhe tani ky rast do të hetohet për vrasje dhe jo për vetëvarje.
- +355 67 220 8888
- [email protected]