Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka folur ditën e sotme nga Durrësi për zgjedhjet e 25 prillit dhe akuzat kundrejtë krimeve zgjedhore.
Soreca gjatë fjalës së tij është shprehur se administrata zgjedhore dhe institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë parregullsitë, në mënyrë që sipas tij, të mësojmë se çfarë funksionoi dhe çfarë jo më 25 prill.
“Arsyet e turit janë dëgjimi i zërit të komuniteteve, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar. Dua të degjoj problematikat edhe për zgjedhjet, cfarë funksionoi e cfarë jo, për t’i bërë zgjedhjet lokale më të mira. Eshte vleresim i mire pjesemarrja e te rinjve qe votuan per here te pare. Kjo eshte teper pozitive dhe te rinjte kane mundesi t’ju degjohet zeri. Ne kemi projekte te vazhdueshme me te rinjtë”, ka deklaruar ambasadori Soreca.
I pyetur nga një person me aftësi të kufizuara se “Ku është zër im, edhe vota jonë mund të jetë vjedhur”, ambasadori Soreca është përgjigjur se “Ne kemi marre pjese ne diten e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit. Objektivi ishte te monitoronim proceduren dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor. OSBE/ODIHR folën e thanë se zgjedhjet ishin të rregullta e pa probleme. Ajo qe kemi pare eshte se ne qendrat e votimit ka pasur permiresime ne krahasim me zgjedhjet e meparshme.
Eshte shumë e rendesishme te ndiqen te gjitha parregullsitë, te hetohen e shikohen. Per ne eshte e rendesishme qe nga administrata zgjedhore dhe institucionet gjyqësore te shikohen parregullsite. Edhe SPAK ka mandat me te zgjeruar per te hetuar krimet zgjedhore. Ne po i ndjekim ceshtjet nga afer. Ne me qeverine qendrore dhe vendore do jemi zeri juaj”.- tha Soreca.