Media greke ”Espresso” ka hedhur dritë nëpërmjet një shkrimi të publikuar, mbi vrasjen e 20-vjeçares britaniek Caroline Crouch gjatë grabitjes së banesës së saj në Glyka Nera të Athinës.
Sipas shkrimit bëhet me dije se është identifikuar një nga tre autorët e vrasjes dhe sipas po kësaj media autori i dyshuar është shqiptar.
Referuar medias “Espresso”, shqiptari i cili tashmë është në kërkim është kriminel i njohur për një sërë krimesh që sapo ka dalë nga burgu, kryesisht vrasje në tentativë, organizatë kriminale dhe grabitje. Njoftohet se policia shkoi në banesën e tij në Agia Paraskevi, por nuk e gjeti. Karakteristikat e tij përputhen me ato që ka përshkruar bashkëshorti i Caroline Crouch, Charalambos Anagnostopoulos për grabitësin ‘’ e shkurtër’’.
Ndërkohë sipas përshkrimit që bashkëshorti i Caroline ka bërë, dy grabitësit e tjerë ishin të gjatë rreth 1.80 m ka dëshmuar më parë në Polici piloti grek, të maskuar dhe më armë, kurse i treti që dyshohet të jetë shqiptari nuk kishte armë, ishte pak i shëndoshë, ezmer dhe me gjatësi rreth 1.70 m.