Jemi në fshatin Zhame, Lushnje për problemin e familjes Balla. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në datën 19 prill mes komshinjve. Pasi janë zënë fëmijët e dy familjeve, sqarimi mes prindërve ka përfunduar në sherr me lopata. Valbona Balla ka përfunduar me krahë të thyer. Ajo kërkon dëmshpërblim, ose që komshiu të shkojë në burg.Shkojmë për të dëgjuar versionin e autorit të ngjarjes, Saimir Sinani, i cili pranon, se në gjaknxehtësi i ka thyer krahun Valbonës, por tani thotë, se është penduar. Ai thotë, se i kanë kërkuar 5 milionë lekë dëmshpërblim, por familja Balla e mohon, duke thënë se bëhet fjalë për 1000 euro.Në Spitalin e Lushnjes, ku Valbona ka marrë ndihmën e parë, mjeku shpjegon, se ajo ka shkuar me thyerje krahu dhe i është vënë allci.Në këtë pikë ne shoqëruam Valbona Ballën, për vizitën te mjeku ligjor, ashtu sic kërkohet nga prokuroria. Mjeku shpjegoi, se të gjitha materialet do i përcjellë në Prokurorinë e Lushnjes e cila do të thotë fjalën e fundit për akuzën e policisë ndaj Saimir Sinanit “Plagosje e lehte me dashje”.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi doli sot për herë të parë publikisht pas zgjedhjeve të 25 prillit, duke kërkuar ndjesë për mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale dhe djegien e mandateve. Zëdhënësi i LSI-së, Klajdi Bodlli, ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku thuhet, se LSI do të ripërtërihet sërish, si feniksi nga hiri i vet.Presidenti Meta kishte deklaruar, se nëse Edi Rama merrte 71 mandate, ai në 26 prill do të jepte dorëheqjen. Por as Rama nuk mori 71 mandate dhe as Meta nuk u dorëhoq, pasi nuk tha për cilin vit do të ishte ky akt.
Ka kaluar 1 vit qëkur Drineda Avdi, mësuesja 27 vjecare nga Bilishti, zbuloi, se vuan nga sëmundja e leuçemisë akute, një vit i mbushur me tmerre, dhimbje, lot e frikë. E gjendur përballë një sëmundje kaq të rëndë, çdo moment trembet, se mund të jetë dita e fundit. Por, për mësuesen ka shpresë. Ajo duhet t’i nënshtrohet një operacioni të palcës kurrizore, të cilën do ia dhurojë motra. Ndërhyrja kushton 80.000 euro, një shumë e paarritshme për familjen.
Me anë të këtij apeli, 27-vjeçarja të lutet për ndihmë, në mënyrë që të buzëqeshë sërish e të rrisë djalin e saj.