Incident në Fier/ LSI denoncon: Bashkia po heq banerat tona se do vijë Rama.

Kandidatja e LSI, Kejdi Mehmetaj denoncon se Bashkia e Fierit po heq banerat e partisë së saj nëpër qytet.

Mehmetaj thekson se ka një kontratë mes institucionit dhe LSI, por akuzon Bashkinë se po e shkelet.

Mehmetaj së bashku me kandidatë e përfaqësues të LSI kanë shkuar në dyert e Bashkisë për të kontaktuar me zyrtarët, por nuk janë lejuar nga Policia Bashkiake.

Ndërkohë mësohet se sot Rama mund të jetë në një takim elektoral në Fier teksa Mehmetaj deklaron se për këtë arsye po hiqen banerat.

VIDEO NGA KEJDI MEHMETAJ

Të Fundit