“Shqipërinë është lënë në harresë nga dora e mbrapshtë e robit”, Rama: Nuk jam i kënaqur me aq sa janë bërë, ja si të arrimë ‘majat’

Partia Socialiste e ka nisur turin e fushatës elektorale ditën e sotme nga Fushë – Kruja. Kryeministri Rama, e nisi fjalën duke përmendur dëmet që la pas tërmeti i 26 nëntorit, duke qenë se zona e Fushë – Krujës në përgjithësi, ishte ajo që u prek më së shumti nga tërmeti.

Ai tha ndër të tjera, se tashmë po dilet nga kjo tunel i errët dhe njerëzit që humbën shtëpitë, shpejt do të kenë banesa më të mira e të bukura seç i kishin më parë.

Rama bëri një krahasim mes Lulzim Bashës dhe Rrapush Xhaferrit, e tha se edhe ky i fundit vinte me premtime të mëdha, por në fund, vendosi vendin në krizë, pasojat e së cilës, po ndihen edhe sot e kësaj dite.

“Kënaqësi e madhe që jemi mbledhur dhe që keni siguruar të gjithë këtë diell të bukur, shumë faleminderit. Dielli po lind sërish, po lind sërish për Shqipërinë dhe shqiptarët pas një periudhe të tmerrshme. Pas një periudhe ku ju këtu dhe e gjithë zona ishte pjesë e një cikloni të tmerrshëm fatkeqësie, tërmetit. Humbën jetën njerëz që ju i njihni, njerëz që patën fatin e keq që të mos ia dalin. Ju përjetuat atë tmerr që Shqipëria përjetoi nga afër. Ju i ndjetë më shumë se të tjerët lëkundjet e tërmetit. I patë fëmijët e frikësuar dhe u ndjetë për ditë e ditë të tëra me ankthin dhe pasigurinë e madhe që iu erdhi mbrapa. Ajo ishte një goditje që do të gjunjëzonte një elefant, por ne rezistuam. Rezistuam, këmbëngulëm, provuam që në fund të fundit përmasa e njeriut nuk matet në ditë të mira, përmasa e njeriut nuk matet në festa dhe në gëzime.

Përmasa e njeriut nuk matet ku gjithçka shkon fjollë. Përmasa e njeriut matet ku toka dridhet nën këmbë, e atëherë kur njeriu ndeshet me forcën e një kundërshtie të madhe përballë, aty provuam se në çfarë materiali jemi bërë. Aty provuam se çfarë mund të bëjmë së bashku, përballë çdo të keqe dhe çdo sfide. Sot në të gjithë këtë bashki, shihen provat e rezistencën tonë, këmbënguljes tonë, dëshirës së madhe të bëhemi më të fortë e të mirë, e patjetër, solidaritetit vëllazëror për të mos lënë vetëm asnjë familje.

Sot nga Fushë – Kruja ku po merr formë një lagje rezidenciale. për më të prekurit nga ne. Për ata që kurrë s’do të kishin mundësi të kishin një shtëpi ashtu siç do e kishin së shpejti. Për ata që s’kanë pasur mundësi dhe që se kanë menduar se do të jetonin me kushtet e çdo lagjeje rezidenciale në Evropë. Por edhe në Thumanë, ku ishte zërma e fatkeqësisë, po merr formë shëmbëlltyra e zemrës tonë që rreh për çdo familje që ka nevojë për solidaritet. Duke filluar nga gjyshërit dhe gjyshet që kishin nevojë të dilshin nga ankthi i kërcënimit të COVID-it. Edhe në Bubq po ndërtohet një lagje e re, ku fëmijët në këtë zonë do të rriten shumë më ndryshe nga se u rritën prindërit e tyre.

Deri dje, para tërmetit, në ato zona, ata fëmijë ishin më mbrapa se të tjerët. Falë rindërtimit dhe këmbënguljes se ne do të dalim më të fortë nga tërmeti, ata fëmijë sot, janë përpara shumë fëmijëve të tjerë në zona të tjera. Ata fëmijë sot do të dalin nga shtëpia e s’do të kenë më këpucët me baltë, do të hynë në mjedise plot përkujdesje, plot dritë. Më 25 prill vota e bashkuar për PS do e çoje të gjithë popullin shqiptar, Shqipërinë përtej pandemisë, në majën që Shqipëria meriton, në atë majë, ku pa asnjë dyshim, Zoti e ka dashur shqiptarët ku e krijoi Shqipërinë. Ku keni parë, që në hapësirë kaq të vogël të ketë bekimin kaq të madh të Zotit. Një vend kaq i vogël dhe laget nga 2 dete. Përshkruhet nga kaq lumenj dhe është vendi i dytë më i pasur ujor, për burimet ujore. Një vend që ka territore fantastike, me kodra, fusha, peizazhe, liqene.

Pyetja është pse vallë ne nuk jemi ende në majën që meritojmë dhe në lartësinë e projektit që Zoti pati për Shqipërinë. Por ka qenë dora e mbrapshtë e robit që s’e ka lënë që Shqipëria të kanalizojë të gjitha energjitë e njerëzve drejt të ardhmes, në funksion të ndërtimit, të paqes, jo shkatërrimit, në funksion të fëmijëve dhe jo të interesave të përveçme. Sot, Shqipëria është njësoj si lagjet e rindërtimit, ato ende nuk kanë mbaruar. Shqipëria është ende dhe sot kantiere të shkollave që janë në ndërtim e sipër. Atëherë pyetja është e thjeshtë, duke parë që jemi bërë, këtu në Bashkinë e Krujës, shkolla të cilat kurrë nuk ishin imagjinuar disa vite më parë janë realitet, do i lëmë në mes, do i lemë në duart e mbrapshta? Do i lemë përsëri rrugëve para se ne të merrnim detyrën. Do i lëmë në mëshirën e fatit të keq, që ka ndjekur shqiptarët, që i kanë rënë rrugëve të shkurtra që të nxjerrin gjatë.

Populli ynë ka qenë i detyruar ta thotë këtë fjalë, që ne e trashëgojmë brez pas brezi fëmijëve tanë, sepse në historinë tonë, në momentet e ngjashme me këtë, ku lufta mundimi, lodhja, pakënaqësia, na kenë vënë poshtë, kanë dalë ato të cilët me fytyra të ndryshme na kanë tërhequr pas berihait. Në kushte kur ne na është dashur ti themi vetes vazhdo. Në kushtet kur këmbët thonë u lodha dhe ne na është dashur të ngjitemi, ne kemi shkuar pas berihait. Është shfaqur Haxhi Qamili që ka ofruar rrugë të shkurtër, por dumë babën e jeta jonë do bëhet, e më pas janë rishfaqur të tjerë, në kohë të ndryshme.

Të gjithë atyre që janë pak më të rritur se votuesit të parë, u kujtohet shfaqja e Rrapush Xhaferrit, Xhaferri është i njëjti me ato që i shfaqen shqiptarëve herë pas here, për të përsëritur të nijetin mesazh, të asaj hije që na kap nga këmbët, na bën të kthejmë rrugë, në rrugën e sharrënajës, për ta penguar këtë popull që të ngrihet në lartësinë e projektit që Zoti deshi për Shqipërinë.

Edhe Rrapush Xhaferri ikte qytet më qytet, njësoj si Luli sot, çfarë bënte Rrapush Xhaferri, ai thoshte pse lodheni o burra, pse duhet të shkoni në punë, pse duhet të mundoheni, pse duhet ta vrisni mendjen, ja ku më keni mua, më jepni lekët, ju jap dyfishin. Ju ikni në kafene. Ata u shfaqën me bekimin e Saliut, se ai i thoshte investoni se ato lekë janë të pastra, jam unë garanti. E Rrapushi çmendi këtë milet, shitën njerëzit gjithçka kishin, për të shkuar tek Xhaferri. U bë jeta sallore, pall o pall ku paske qenë, doli Rrapushi gratë e shkreta shihshin burrat dhe thoshin o Zot, inshallah është e vërtetë. Po gratë nuk e besonin deri në fund, sepse ato bëjnë nga 20 punë në ditë, burrat edhe një punë që bënin e lanë.

Erdhi dita që duhej me morë atë shumën tjetër, e del Sudja e thotë që loja mbaroi, nga 1 të jap dy, u futën dy gishtat në sy dhe u qorruan të gjithë. Kush thotë që është i kënaqur se besoj, sot të jesh i pakënaqur është gjëja më normale, unë jam i pakënaqur. Po të isha i kënaqur, s’do të dilja të bëja aq sa mundem që gjërat të bëhen më mirë. Të isha i kënaqur për çfarë arsye do të luftoja me mish e me shpirt.

Pyetja ime është se si zgjidhet? Zgjidhet duke u ulur? Duke u shtrirë e flejt gjumë, zgjidhet duke besuar se Rrapushi u ngjall e të votojmë Lulin e jeta prapë do të bëhet sallore? Të votosh ata që si ka thënë dikush mirëmëngjesi, por kanë prishur punët e shqipërisë. Zgjidhet si me tramvajin e Tironës? Si zgjidhet? Zgjidhet vetëm duke vazhduar të ngjitemi”, u shpreh Rama.

Të Fundit