Sipas një VKM-je të 3 shtatorit 2009, Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, jep me koncesion Kontrollin teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore, ose kolaudimin e makinës SGS.Vlera e investimit në këtë kontratë, ishte 561 milionë lekë, ku 267 milionë ishin investim në pajisje Elektro-Mekanike dhe Kompjuterike, apo një rifreskim i të gjithë strukturës mekanike dhe kompjuterike, që në atë kohë ofrohej nga shteti.Sapo u lidh kontrata, DPSHTRR u urdhërua, që t’i kalonte SGS-së godinat dhe makineritë në të gjithë Republikën e Shqipërisë, me vlerën e 311 milionë lekëve.
Kjo do të thoshte, se SGS-ja do të merrte lekët, që i merrte shteti dhe që duhet të shkonin për investime publike.Por këto para i shkuan privatit, një shoqërie anonime.Qëllimi, i justifikuar në letra për këtë koncension, ishte, që SGS do të investonte 561 milionë lekë dhe do të rriste cilësinë në këtë shërbim.Por papritur në 2 gusht 2013 ministria e linjës, me anë të një udhëzimi, miratoi rritjen e tarifave për kontrollin teknik të makinave.Nës këtë koncension shteti i dha SGS-së në vitin 2009, 311 milionë lekë asete dhe mori mbrapsht 107 milionë.Plot 204 milionë lekë të reja, janë para, që mungojnë nga taksat e shqiptarëve.
- +355 67 220 8888
- [email protected]