Nuk është një lëvizje politike. Të paktën nga ajo që u tha dhe pamë në Insta-live të ish-ministrit socialist bëhej fjalë për një format komunikimi virtual me rë rinjtë.
Bushati e sqaroi gjërë e gjatë pse e ka pagëzuar me këtë emër, që merr shkas nga Athina e vjetër e deri tek sheshi publik i sotëm që ka shumë kuptime. Sheshi ku takohen njerëzit, por në sheshe marrim edhe vendime të forta e deçizive. Një shesh për të komunikuar, por edhe provokuar ide e qëndrime.
Public Square tha Bushati i pëlqen edhe nga akronimi i PS, “sepse unë jam socialist dhe do ju flas si socialist. Do të jem në mënyrë periodike në komunikime me të rinjtë, sepse dua që të dëgjojmë njëri-tjetrin. Unë mendoj se korrigjimi do ë bëjë më të fortë edhe PS. Por, sidomos
PS tonë (platformën në Instagram që quhet Public Square) dua ta mbajmë “bio” dhe pa regji e improvizime.
Të jemi dakord që të mos biem dakord këtu në sheshin tonë, dhe sidomos mos të kalojmë në banalitet”– tha Ditmir Bushati në fillim të komunikimint “live” me të rinjtë.