Në 26 mars transmetuam një denoncim për mungesën e një mjeku okulist prej 6 muajsh në poliklinikën e specialiteteve në qytetin e Kavajës.Të gjithë qytetarët e Kavajës, që kanë probleme me sytë, drejtohen në Durrës ose në Tiranë. Zëvendësdrejtori i spitalit rajonal Kavajë, tha, se është shpallur vendi vakant, por nuk ka okulistë në qytet.Por në fakt jemi rikthyer, pasi situata është e ndryshme:Florent Veliu, i shkolluar në Moskë, prej 6 muajsh ka bërë kërkesa për punësim, por kërkesat e tij nuk merren parasysh.Nëndrejtori i spitalit Agron Beu, nuk pranon të flasë për këtë cështje dhe as për faktin, se gënjeu ditë më parë.Këtë herë i thotë gazetares, që të shkojë te juristi.Në sektorin e burimeve njerëzore, pas këmbënguljes së gazetares, thonë, se për vendin vakant ka patur vetëm një kërkesë dhe e kanë adresuar në institucionet përkatëse.
- +355 67 220 8888
- [email protected]