Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Rrëshen, ku ka parë nga afër investimet në infrastrukturë sa i takon projektit të rindërtimit por dhe në qendrën e vaksinimit.
Teksa ka ecur përgjatë bulevardit të qytetit, ka shigjetuar kundërshtarët politikë në lidhje me degën e PD-së, ku sipas tij kishte prishur fasadën e ndërtesës.
Ndërkohë, Rama u prit në qendrën e vaksinimit me duartrokitje dhe lëvdata nga të moshuarit.
PJESË NGA BISEDA
Rama: Këta të PD nuk rrinë dot pa i ngrënë ato parvazet?”
Zyrtari vendor: Ata janë të shkatërrimit. Nuk rrinë dot
Rama: Ja u ka fajin bukura dhe godina
Zyrtari vendor: Si gjithmonë iu vret sytë e bukura
E moshuara: Urime kryeministri më i madh dhe më i mirë i Europës
Rama: Po po, më i gjati i Europës
E moshuara: Urime, suksese
E moshuara tjetër: Kush thotë që nuk keni punuar, ju thafshin duart
I moshuari tjetër: Po të jeni ju mirë, jemi dhe ne
Rama: Ne duam që ju të kini kujdes. Se ju kemi futur ushtarë në trup, që të luftojnë. Por duhet t’i lëmë pak këta ushtarët që të rriten. Uluni!
E moshuara: Të rujt Zoti. Kishim qejf me të pa.
Rama: Ja më patë
I moshuari: Fitofsh dhe 3 mandate të tjera zoti kryeministër.