TIRANË
Shqipëria ka pritur këtë mesditë dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V. Këtë mesditë kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 10 mijë doza të vaksinës ruse.
Vaksinat u pritën në aeroportin e Rinasit nga dy ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj, të cilët thanë se këto vaksina janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.
“Është një hap përpara në kilometrin e fundit drejt fitores. Do të vijojmë për të siguruar akoma më shumë vaksina, në mënyrë që të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur vaksinimin masiv të popullatës, për të lehtësuar edhe sezonin turistik. Komuniteti i Imunitetit ka dhënë gjithë garancinë për efektivitetin e vaksinave dhe ofrojnë sigurisht edhe certifikim”, tha mes të tjerash ministrja e Shëndetësisë.