Pak kohë më parë transmetuam problemin e Ilia dhe Marko Koka, të cilët denoncuan në “Stop” kushëririn e tyre, Elidon Gjikoka. Ky i fundit u kishte marrë me qira pronën dhe disa objekte turistike buzë detit në Dhërmi me dokumente të falsifikuara dhe më pas iu grabiti pronën, duke u bërë nga qiramarrës në pronar me hipotekë. Disa ditë pas transmetimit të këtij rasti, njëri nga vëllezërit Koka, Markoja ndërroi jetë, pasi mësoi, se prona e tij ishte vjedhur nga kushëriri Elidon Gjikoka.Në Prokurorinë e Tiranës u regjistrua procedimi penal për Elidon Gjikokën, i cili u shpall në kërkim ndërkombtar dhe sipas informacioneve, ai ndodhet në Angli me familjen e tij.Edhe Prokuroria e Vlorës po heton paralelisht për këtë cështje.Prokurori i cështjes, Ervin Karanxha, konfirmon faktin e procedimit dhe thotë, se shume shpejt do shohim dhe rezultate konkrete mbi të gjithë personat e përfshirë në këtë tjetërsim prone.
“Stop” ka mundur të sigurojë dhe disa të dhëna nga dy ekspertët, të cilët kanë konfirmuar shkeljet dhe falsifikimet në procedurën e ndjekur në Vlorë dhe Tiranë.
Një shtetas i quajtur Xhejms, nga Fani i Mirditës këndon në një festë, “Rama go”.Monika Kryemadhi gjatë një takimi elektoral në Elbasan, kërkon duartrokitje nga pjesëmarrësit. Të njejtën gjë dhe në mënyrë të përsëritur bën edhe kandidati i LSI-së në Lushnje, Etnor Krakulli, duke menduar që nuk po filmohet.Kreu demokrat Lulzim Basha ishte në një fabrikë të prodhimit të vajit të ullirit në Novoselë, ku tha, se sa më shumë kokrra ulliri, aq më shumë vaj.
Valentina Thomas në vitin 2001 është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, tumor në veshka dhe ka hequr njërën veshkë. Ajo është trajtuar me kemp në vlerën 180 mijë lekë të vjetra deri në vitin 2015. Por më pas iu ndërpre pagesa dhe e nxorrën pa grup. Në 2017-ën Valentina është komisionuar sërish dhe ka dalë në grupin e dytë me pagesë 47 mijë lekë të vjetra. Emisioni “Stop” kontaktoi me Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe Kempin Epror dhe pasi u bë rishqyrtimi i rastit, u vendos, që Valentina Thomas të marrë pagesën sic e ka patur, duke filluar nga muaji mars, madje të marrë dhe diferencat e pagesave për periudhën e kaluar.