Ish-zv/ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të siguruar plazmë gjaku për grupin A+ për babain e tij i cili është infektuar me COVID-19.
Në një postim në “Facebook”, Cakaj thotë se vullnetarët duhet të kenë kaluar Covidin dhe gjaku i tyre të përmbajë mbi 50 antitrupa.
Ai ka publikuar dhe një numër ku qytetarët që kanë mundësi për të ndihmuar mund të komunikojnë drejtpërdrejtë me të.
“Të nderuar miq, i shtrënguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkëlzen Cakaj.
Gjaku duhet të përmbajë mbi 50 antitrupa! Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj. Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998! Ju falenderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë”. –shkruan Cakaj.