Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, ironizoi opozitën. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se skuadra e opozitës është e çorganizuar, duke e krahasuar me një parking makinash.
Rama etiketoi Bashën si roje që fle gjumë, ndërsa për Monika Kryemadhin tha se i bie borisë për të ndaluar autokolonën e PS drejt fitores.
“Kijeni mirë parasysh. Është shumë e rëndësishëm, problemi i ynë më i madh janë kundërshtaret e çorganizuar, të çoroditur, të çatrafiluar, të cilët kanë bërë gjithçka për ta humbur ndeshjen.
Programe pa lidhje, lidership pa karakter dhe një ekip i mos o zotshëm dhe një ekip që ngjan si parking makinash të vjetra. Ca të karamboluara, ca me dy rrota, të gjitha pa motor. Luli si roje parkimi që fle gjumë. Monika që i bie borisë për ta ndaluar autokolonën tonë drejt fitores.
Janë problem! Duhet ë gjesh fuqi ekstra. Motvimin nuk na i japin ata, janë të dobët për të na motivuar. Fokusoheni tek objektivat. Pasojeni topin”, tha Rama.
Ndërsa porosia që kishte për kandidatët për deputet ishte: “Dëshiroj t’ju them në këtë minutë të parë të kësaj finaleje drejt përfundimit, në këtë minutë të parë të ndeshjes që ju lutem harrojini sondazhet, harrojini avantazhet, harrojeni sa shumë kemi bërë në këto dy mandate dhe harrojeni sa kemi punuar në terrenin organizativ për të qenë gati në 25 prill.
Harrojini të gjitha sepse ndeshja fitohet kur hyjnë të gjitha votat në kuti. Deri në atë moment jemi barazim, zero me zero. Prandaj të fokusohemi tek detyra jonë, tek detyra që ka secili si individ dhe si skuadër.
Qytet më qytet, fshat më fshat derë më derë, rrjet social më rrjet social media më media, në çdo dritare të mundshme komunikimi me njerëzit.”