Dy ditë pasi morën vaksinën “Pfizer” kundër koronavirusit, Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër, Arjanit Muho dhe financierja Klodiana Qirushi janë infektuar me Covid.
Pas vaksinës ata kanë shfaqur simptoma dhe i janë nënshtruar tamponit dhe kane rezultuar pozitiv.
Më herët u raportua se edhe mjeku Pëllumb Pipero u infektua pasi mori dozën e parë të vaksinës.
Në qytetin e Gjirokastrës ka aktualisht 220 raste aktive, ndërsa 8 raste janë të hospitalizuara në infektivin e Tiranës.