Mjeku infeksonist Arben Pilaca i ka bërë thirrrje Komitetit Teknik për shtrëngim të masave sa nuk është vonë.
Sipas Pilacës nuk duhet humbur asnjë sekondë, por të ndërhyet me masa, duke futur vendin në karantinë totale.
“Mbyllja duhet pa humbur kohë. E restoranteve, e kafeve, e transportit publik. Por dua të bëj një sqarim të vogël këtu, nuk bëhet fjalë për shkolla vetëm në ambiente shkollore, ju kuptoni transporti që çohet fëmijët nëpër shkolla…Epidemiologë të famshëm këtë kanë parë, transportin për në shkollë sesa shkollën.”, shprehet mjeku Pilaca.
Ai deklaroi se me ardhjen e pranverës, mund të shkojmë drejt menaxhimit të mirë të situatës pandemike.
“Besoj që do na vënë në pozicione të vështira. Do vijë një moment si teoria e gotës që është e mbyllur dhe do të derdhet. Ndoshta është vonë por asnjë herë nuk është vonë që të ndërhymë me masa. Besoj që pranvera dhe klima shqiptare do të na ndihmojë që të na ndihmojnë që të shkojmë sa më butë drejt menaxhimit të situatës.”, tha Doktor Arben Pilaca.