Një baba, Dritan Gjegjaj, denoncon humbjen e të birit vetëm 23 vjec, më 31 janar 2021, në një aksident rrugor, teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e vet në autostradën Fushë Krujë-Laç. Mjeti, ndikuar nga pellgjet me ujë në rrugë, si pasojë e reshjeve të shiut, u zhvendos dhe ai u ngul në trafikndarëse. Pikërisht, ky është edhe problemi.Përgjatë gjithë autostradës, ka shumë ndërprerje të trafikndarëseve dhe ato janë bërë shkak për shumë aksidente, pasi nuk janë të pajisura, as me sinjalistikë e as nuk janë me linjë të pjerrët, të futur në tokë.Dritani thotë, se kërkon, që fatkeqësia e tij të mos i ndodhë askujt tjetër.OPGJ-ja, që ka ndjekur rastin,thotë, se janë kryer veprimet hetimore, por shkakun e aksidentit e vendosin ekspertët. Materialet janë dorëzuar për ndjekje të mëtejshme në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Për mungesën e sinjalistikës dhe problematikën e rrugës, janë vënë në dijeni pronarët e rrugës dhe ARrSh. Eksperti rrugor Gëzim Hoxha shpjegon cfarë ka ndodhur dhe thotë, se duhet patur vëmendje te gropat, që mbajnë ujë, që kur dëmtohen, nuk riparohen. Sipas tij, rrugët duhet të kenë edhe sinjalistikë orientuese.
- +355 67 220 8888
- [email protected]