Basha në takimin me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim: Kemi nevojë për mbështetjen amerikane

TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbardhur në një postim në twitter takimin e zhvilluar sot me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha sot me ambasadoren e ShBA-ve, znj Yuri Kim. Ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetjen dhe bashkëpunimin e fortë  amerikan, për të përshpejtuar zhvillimim ekonomik, tërhequr investimet amerikane dhe fuqizuar luftën kunder krimit dhe korrupsionit.”- shkruan Basha.

 

Më herët, ambasadorja amerikan shkroi në një postim në twitter se për takimin e zhvilluar me kryedemokratin Basha, ku njoftonte se ishte informuar për programin zgjedhor të PD-së dhe aleatëve teksa ka pasur diskutim për kandidatët dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Sot pata një takim të shkëlqyer me Lulzim Bashën. E lumtur të dëgjoja programin zgjedhor të PD dhe partnerëve. Unë nënvizova pritjet e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar në marrëdhënie të forta mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, me respekt për vendimin e votuesve më 25 Prill”, shkruan ambasadorja amerikane.

Të Fundit