Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar në “Instastory”, dështimet e radhës sipas tij, të kreut të qeverisë, Edi Rama.
Basha shkruan se Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë elektrike, por ky premtim nuk është mbajtur.
Ai shtoi se Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon sa i përket energjisë, duke cituar Eurostat.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
“62 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë për familjet. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo. Jo vetëm për bizneset, Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon për energjinë e familjarëve, sipas Eurostat”.