E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

“90% e kapaciteteve në 4 spitalet Covid janë ezauruar”, Manastirliu: Si do vijojë vaksinimi nga nesër

Nga sot, e hëna e 15 shkurtit, në spitalin Rajonal të Durrësit është hapur edhe pavijoni Covid, me 60 shtretër, që do të trajtojë pacientët e infektuar me koronavirus.

 

Së bashku me spitalin e Shkodrës, këta dy spitalë rajonalë bëhen të parët që hapin dyert për pacientët e infektuar, pasi 90% e kapaciteteve të katër spitaleve Covid në Tiranë janë ezauruar.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot teksa vizitoi ambientet e pavijonit Covid në spitalin e Durrësit se ky nuk është një moment i lehtë.

“Është moment delikat, kemi incidencë në rritje, qoftë dy javore qoftë edhe të javës së fundit. Fakti që 90 % e kapaciteteve në 4 spitalet Covid janë ezauruar na bën të kalojmë në skenarin 1 ku nisim në fillim me spitalin rajonal Durrës, dhe me Shkodrën
më pas me Korcën, Vlorën e Elbasanin”.

Sipas Manastirliut, sot mbërrijnë në Shqipëri dozat e tjera të vaksinës Pfizer, 7020 doza, “të cilat do shpërndahen në gjithë ekipet që janë në vijën e parë të shërbimeve, nesër do fillojmë me Shkodrën e Vlorën , ndërsa Durrësi e Elbasani do vaksinohen në Tiranë, janë bërë gati listat, mjekët e infermierët në pavionet covid e më pas me personelin”

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑