Kantieri i spitalit rajonat të Fierit që do të ndërtohet nga Turqia ka nisur sot teksa kryeministri Rama shkoi për inspektim bashkë me dy ministret Manastirliu dhe Balluku.
Rama pati një kërkesë për kompaninë turke, duke u thënë që t’u japin mundësi familjeve të shpronësuara aty të punojnë qoftë si roje kantieri, punëtor apo teknik.
Spitali parashikohet të përfundojë brenda 3 muajve, para zgjedhjeve, sipas premtimit të Erdogan teksa aty do të punojnë 1200 punëtorë në tre turne.
”Kam një kërkesë që atyre familjeve që janë faktikisht shpronësuar me mirëkuptim, duhet t’i takosh, dhe ata zotërintjë të punojnë këtu, në çfarëdo lloj pozicion që mund të punojnë. Duke patur parasysh aftësitë, të jenë të përfshirë, që tek roje kantieri, punëtor, teknik, se nuk e di çfarë aftësish kanë. Do doja t’i kontaktosh sot dhe të japin ato të dhënat e tyre, pastaj të flisni me kompaninë, pastaj duan s’duan puna e tyre.”- tha Rama.