Kemi udhëtuar drejt njësisë admistrative Ungrej në bashkinë e Lezhës për problemin e zonjës Dila Kola, e cila është larguar nga puna nga administratori dhe më pas me firmën e kryetarit, kur ka qenë në spital e shtruar.Dila tregon, se që prej viteve ’80 ka qenë e punësuar pranë Agjencisë së pyjeve në Bashkinë Lezhë. Zonja thotë se kohët e fundit e kishin kaluar Agjencinë e pyjeve në varësi të Njësisë Administrative, për të firmosur listë-prezencën. Dila Kola tregon, se arsyeja e vërejtjeve dhe largimit nga puna ka qenë për thyerje disipline dhe se nuk ka zbatuar urdhërat, në kohën, që ka qenë në spital.Ajo ka dorëzuar një raport shëndetësor me afat 14 ditor me vulën e mjekut të familjes, Gjovalin Leka. Ne pyesim mjekun për sëmundjen e zonjës.Ai thotë, se zonja ka shkuar në urgjencë për bronkopneumoni dhe ka patur nevojë për mjekim 8-9 ditë, por ia ka dhënë 14 ditë për shkak të pandemisë.Në njësinë administrative Ungrej pyesim administratorin, se cilët urdhra nuk ka zbatuar zonja gjatë kohës si inspektore pyjesh dhe cili është roli i administratorit në mbarëvajtjen e pyjeve të Lezhës.Ky i fundit vë në dispozicion një proces verbal të mbajtur në datën 24 gusht gjë që bie në kundërshtim me faktin, se zonja e ka marrë vërejtjen një javë më parë.
Dile Kola nga data 6 shtator deri në datën 25 shtator për shkak të problemeve shëndetësore ka qenë me raport mjeksor. Në këtë kohë njësia administrative Ungrej kërkon largimin e saj nga vendi i punës, me pretendimin, se nuk e ka sjellë raportin në kohë.Meqë dokumenti ka ardhur i firmosur nga kryetari i Bashkisë së Lezhës dhe ka kaluar në zyrën e Burimeve Njerëzore, jemi drejtuar pikërisht në Bashkinë e Lezhës, ku kemi komunikuar me Drejtorin e Burimeve Njerëzore, Flor Gjini. Ai thotë, se nuk ka patur asnjë raport në zyrën e tij në momentin, që ka firmosur letrën dhe zonja tani duhet t’i drejtohet gjykatës, për të zgjidhur këtë problem, nëse pretendon, se ka të drejtë.