Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është rikthyer edhe njëherë çështjes së marrëveshjes së huasë së qeverisë me Fondin Saudit për Zhvillim dhe projektit të rrugës Vlorë-Orikum.
Në fakt Meta gjatë konferencës ka nxjerrë një peticion të banorëve të Bashkisë Selenicë lidhur me lotin 4 të ndërtimit të rrugës dhe integrimin e zonës.
Sipas Metës, është anuluar ndërtimi i aksit Peshkëpi-Selenicë që fondet nga huaja t’i kalonin Orikum-Vlorë, por qyetarët e Selenicës janë mashtruar pasi u është thënë që ka qenë Fondi Saudit për Zhvillim që e ka kërkuar, ndërkohë që kjo ka qenë kërkesë e qeverisë.
Meta tashmë thotë se banorët e Selenicës presin përgjigje se pse qeveria po i lë pa rrugën e premtuar
.