Vëllezërit Koka Ilir dhe Marko denoncojnë në Stop mënyrën, sesi iu mor prona e trashëguar nga i ati dhe investimi i tyre në Dhërmi nga djali i hallës Elidon Gjikoka. Kjo ka ndodhur në vitin 2018 dhe cdo gjë është mundësuar nga zyrtarë të Aluiznit dhe Hipotekës. Ndërsa avokati mbrojtës ka luajtur me dy palët. Elidon Gjikoka e ka marrë pronën me qira dhe e ka shfrytëzuar në mirëbesim pa asnjë lloj dokumenti dhe në mënyrë të cuditshme ai bëhet pronar i 1300 m2 pronë në Dhërmi dhe i investimit të rreth 12 objekteve, shtëpi të vogla pushimi.Familjarët Koka kanë denoncuar në Policinë e Himarës një ndërtim pa leje, që po bëhet në pronën e tyre, të rrëmbyer nga kushëriri Elidon Gjikoka, por policia nuk ka ndërhyrë, duke favorizuar këtë të fundit. Në skemën e tjetërsimit të pronës kanë luajtur rol kyc punonjësi i Aluiznit të Vlorës, Adiseldo Rrapaj dhe avokati Artion Kasaj.
- +355 67 220 8888
- [email protected]