Japoni/ Në një muaj më shumë të vdekur nga vetëvrasja sesa nga Covid-19.

Japonia regjistron një numër më të lartë te vdekjeve me motiv vetëvrasje, sesa numri i viktimave  të vrara nga Covid që nga fillimi i pandemisë.

Këtë lajm e raporton CNN, duke cituar statistikat e qeverisë japoneze.

 

Muajin e shkuar, sipas Agjencisë Kombëtare të Policisë së vendit, janë vetëvrarë  2,153 persona: një numër më i lartë se 2,087 viktimat e  Covid-19 në të gjithë vitin 2020, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Ndërkohë, Japonia po përballet me një valë të re të virusit: 2,688 infeksione në një ditë të vetme. Gjithashtu dhe fluksi në spitale është i madh, (440) të shtruar në terapi intensive. Qeveria ka paralajmëruar se I trëmben një vale të tretë të epidemisë.

 

Nga rastet e reja, 561 u raportuan në Tokio, ku prej dy ditësh  regjistrohet një rekord të infeksionesh me 40,210 raste.

Të Fundit